Haydar Hadi
13 korrik 2016•Përditësim: 13 korrik 2016
BAGDAD (AA) - Njoftohet se si pasojë e një sulmi me bombë në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, kanë humbur jetën 5 persona, ndërsa janë plagosur 9 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marrë nga burimet e forcave të sigurisë, mësohet se një pikë kontrolli ushtarak në rajonin Shaab në veri të Bagdadit është sulmuar me autobombë. Nga sulmi humbën jetën 5 persona mes të cilëve edhe ushtarë, ndërsa u plagosën 9 të tjerë.