Haydar Hadi
24 Janar 2017•Përditësim: 24 Janar 2017
BAGDAT (AA) - Katër persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me bombë në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të siguruara nga burime të forcave të sigurisë, si rezultat i sulmit të organizuar me autobombë në terminalin e autobusëve Nahda në qendër të Bagdadit, katër persona kanë humbur jetën, kurse 11 të tjerë janë plagosur.
Deri më tani, sulmin nuk e ka marrë përsipër asnjë organizatë.
Ndryshe, i përballur me probleme të sigurisë, Iraku shpeshherë është skenë e incidenteve të dhunës dhe sulmeve me bomba.