Mehmet Hatipoğlu
20 Prill 2017•Përditësim: 20 Prill 2017
ATHINË (AA) - Një shpërthim me bombë që ndodhi të mërkurën vonë para Eurobank në kryeqytetin grek Athinë, ka shkaktuar dëme në objektin e filialit të bankës dhe ndërtesave përreth, raporton Anadolu Agency (AA).
Një person anonim ka informuar një portal se përpara Eurobankës në rrugën 'Santaroza' është lënë një mjet shpërthyes. Pjesëtarët e forcave të sigurisë pas lajmërimit kanë marrë masat e nevojshme të sigurisë.
Bomba ishte vendosur në një çantë para hyrjes në bankë, për çka dëmet janë shkaktuar në pjesën e përparme të ndërtesës.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.