Burak Bir
05 Gusht 2020•Përditësim: 06 Gusht 2020
Një sulm me raketa që kishte si shënjestër Zonën e Gjelbër të fortifikuar të Bagdadit, u zmbraps sot herët në mëngjes, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas kanalit të lajmeve "Alsumaria" që citon një burim sigurie, sulmi me raketa Katyusha u zmbraps nga një sistem i mbrojtjes raketore.
Nuk u raportuan viktima dhe ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin.
Sirenat u dëgjuan në kompleksin e ambasadës amerikane kur ndodhi sulmi.
Zona e Gjelbër është një zonë shumë e fortifikuar në kryeqytetin ku ndodhen selitë qeveritare dhe misionet e huaja.