Zehra Nur Düz
18 Qershor 2020•Përditësim: 18 Qershor 2020
Një sulm me raketa shënjestroi "zonën e gjelbër", apo zonën më të fortifikuar të Bagdadit, kryeqytetin irakian të mërkurën vonë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjithsej katër raketa "kaqusha" synuan zonën, thuhet në deklaratën e Rrjetit shtetëror irakian të Sigurisë.
Nuk u raportua për viktima ose dëme materiale, thuhet në deklaratë.
Sulmi është kryer nga një vend afër bazës ushtarake Al Rasheed në jug të Bagdadit.
Zona e Gjelbër, një zonë shumë e fortifikuar në kryeqytet ku ndodhen selitë qeveritare dhe misionet e huaja, herë pas here bëhet shënjestër e sulmeve.
Edhe pse nuk pati asnjë koment nga qeveria e Bagdadit në lidhje me autorët e sulmeve, pretendohet se ato u kryen nga grupet militante shiite irakiane të lidhura me Iranin.