Halit Süleyman
04 Shtator 2016•Përditësim: 05 Shtator 2016
HALEP (AA) - Si pasojë e sulmit të kryer me bomba fuçi nga helikopteri i ushtrisë së Sirisë në lagjet nën kontrollin e opozitarëve në Halep kanë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur 20 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga zyrtarët e mbrojtjes civile mësohet se një helikopter i ushtrisë ka kryer sulm me bomba fuçi në vendbanimet në lagjet Ensari, Sukkeri dhe Amiriye, të cilat janë nën kontrollin e opozitarëve në Halep.
Si pasojë e sulmit theksohet se kanë humbur jetën 3 civilë dhe janë plagosur 20 të tjerë si dhe shumë shtëpi përreth janë dëmtuar.