Seif Eddine Trabelsi,Afra Aksoy
19 maj 2016•Përditësim: 19 maj 2016
SIRTE (AA) – Të paktën 30 ushtarë janë vrarë, ndërsa 50 të tjerë janë plagosur gjatë sulmit terrorist të cilin terroristët e DAESH-it e kryen mbrëmë në Sirt, qytet libian në brigjet e Detit Mesdhe, raporton Anadolu Agency (AA).
Sulmin e kryen terroristët e DAESH-it duke aktivizuar një auto-bombë, ndërsa objektivi i sulmit ishte një kontingjent i forcave libiane të Qeverisë së unitetit kombëtar të Libisë.
Nga Departamenti për marrëdhënie me opinionin të Qeverisë libiane të unitetit kombëtar njoftohet se kontingjenti ushtarak ishte nisur drejt qytetit Sirt, ndërsa sulmi është kryer në vendin Buerat al-Hassun, që gjendet 90 kilometra në perëndim të qendrës së Sirtit.
Sipas informacioneve të para, gjatë sulmit janë vrarë të paktën 30 ushtarë, ndërsa 50 të tjerë janë plagosur.
Në mesin e të plagosurve ka disa që janë në rrezik për jetë, ndaj edhe druhet se bilanci i të vdekurve mund të rritet. Organizata terroriste në Libi vepron që nga fillimi i vitit, ndërsa aktin e parë brutal terrorist e kreu më 13 shkurt në Sirt kur humbën jetën 21 të krishterë egjiptian.