İdris Okuducu
19 maj 2016•Përditësim: 19 maj 2016
ERBIL (AA) - Qeveria Rajonale Kurde e Irakut njoftoi se është vrarë Ali el-Esved, përgjegjësi i inteligjencës së organizatës terroriste DAESH bashkë me dy militantë të tjerë të nivelit të lartë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Agjencia e Sigurisë e Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut theksohet se "njësitë e antiterrorit pas informacioneve të gjera në lidhje me neutralizimin e anëtarëve të lartë të organizatës terroriste DAESH në një sulm ajror me mbështetjen e forcave të koalicionit ndërkombëtar në afërsi të fshatit Tel Enibe pranë Mosulit kanë vrarë Ali el-Esved, përgjegjësin e inteligjencës së organizatës terroriste DAESH bashkë me dy militantë të tjerë të nivelit të lartë."
Organizata terroriste DAESH që prej 10 qershorit 2014 vazhdon të mbajë nën kontroll Mosulin i cili është qyteti i dytë më i madh në Irak.