Havva Kara Aydın
14 Shkurt 2021•Përditësim: 15 Shkurt 2021
Të paktën një civil u vra dhe katër të tjerë u plagosën në një makinë-bombë në Sirinë veriperëndimore, raporton Anadolu Agency (AA).
Terroristët shpërthyen automjetin e mbushur me eksploziv në qytezën Jinderes të rajonit të Afrinit i cili u pastrua nga terroristët në operacionin turk "Dega e Ullirit" në mars të vitit 2018.
Personat e plagosur u transferuan në spitalet në rajon, thanë burimet, duke kërkuar që të mbeten anonimë për shkak të frikës nga hakmarrja.
Zyrtarët e sigurisë nga vendi i ngjarjes thanë se sulmi mund të jetë kryer nga grupi terrorist YPG/PKK.