Arif Yusuf,Meryem Kasım
29 Tetor 2016•Përditësim: 30 Tetor 2016
BAGDAD (AA) - Si pasojë e një sulmi vetëvrasës në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Hatim el-Xhabiri, zyrtarë i lartë i policisë irakiane, ka deklaruar për gazetarin e AA se sulmi vetëvrasës është organizuar kundër një grupi shija, i mbledhur për aktivitetin e ashures. Ai tha se kamikazi ka shpërthyer veten ndërkohë që i është afruar grupit.
Xhabiri ka thënë gjithashtu se sulmi është organizuar në një vendbanim në perëndim të Bagdadit, në vendin e quajtur Ura Xhabir bin Hajjan. Sipas informacioneve të para në sulm të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Xhabiri ka thënë se numri i të vdekurve dhe të plagosurve mund të rritet. Ndërkrohë sulmin askush nuk e ka marrë përsipër deri më tani.