Ekip
26 shtator 2019•Përditësim: 26 shtator 2019
Aeroporti ndërkombëtar "Mitiga" në kryeqytetin e Libisë, Tripoli është godit sot nga sulme ajrore, raporton Anadolu Agency (AA).
Avionët që shënjestruan aeroportin besohet se ishin besnikë të gjeneralit Khalifa Haftar, thanë dëshmitarët okularë për AA.
Sulmi ajror erdhi vetëm disa orë pas dy sulmeve të tjera ajrore të mërkurën në mbrëmje.
Më 2 shtator, në aeroportin "Mitiga" u pezulluan të gjitha operacionet për shkak të sulmeve nga forcat e Haftarit, ndërsa të gjitha fluturimet u drejtuan për në aeroportin ndërkombëtar "Misrata".
Forcat e Haftarit filluan një fushatë në prill për të pushtuar Tripolin nga Qeveria libiane e Pajtimit Kombëtar (GNA) e njohur ndërkombëtarisht.
Përleshjet midis dy palëve që nga ajo kohë kanë lënë më shumë se 1.000 të vdekur dhe rreth 5.500 të plagosur, thuhet në një raport të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Vendi i pasur me naftë ka mbetur i zhytur në trazira nga viti 2011, kur udhëheqësi disa dekadash i vendit Muammar Gaddafi u përmbys dhe u vra në një kryengritje të mbështetur nga NATO.
Që nga ajo kohë në Libi u paraqitën dy qeveri rivale, njëra në lindje me të cilin udhëheq gjenerali Haftar dhe GNA me qendër në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së.