Haydar Hadi
27 Shtator 2016•Përditësim: 27 Shtator 2016
BAGDAD (AA) - Në dy sulme të ndryshme vetëvrasëse në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, të paktën 18 persona janë vrarë dhe 47 të tjerë kanë mbetur të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim me shkrim nga Komanda Operacionale e Bagdadit thuhet se njëri nga sulmet vetëvrasëse ka ndodhur në rajonin El-Bajja. Si pasojë e shpërthimit të kamikazit në zonën me shumicë shiite të paktën 9 persona kanë humbur jetën dhe 26 civilë janë plagosur.
Nga ana tjetër numri i të vdekurve nga sulmi vetëvrasës në zonën Bagdad el-Xhedid ka shkuar në 9.