Halit Süleyman
09 Korrik 2016•Përditësim: 10 Korrik 2016
HALEP (AA) - Si pasojë e sulmeve me bomba "vakum" të ndërmarrë qytetin Halep në veri të vendit nga avionët luftarakë të regjimit sirian vriten 3 persona dhe plagosen 13 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga zyrtarët e mbrojtjes civile mësohet se avionët luftarakë të regjimit sirian kanë bombarduar lagjet Shear, Kellase, Bustan el-Kasr, Tarik el-Bab si dhe zonat në vendbanimet përreth spitalit Vatan, rajone këto të cilat ndodhen nën kontrollin e opozitarëve në Halep.
Si pasojë e sulmeve me bomba "vakum" të forcave të regjimit theksohet se janë vrarë 3 civilë dhe janë plagosur 13 të tjerë. Ndërsa ekipet e mbrojtjes civile kanë konfirmuar se kanë nxjerrë një numër të madh personash të plagosur nga rrënojat si dhe shumë shtëpi dhe ndërtesa biznesesh kanë dalë jashtë përdorimit.
Ndër të tjera zyrtarët kanë theksuar se regjimi po bombardon intensivisht rajonet Kastello dhe Mellah në veri të Halepit.