Halit Süleyman,Sinan Polat
10 Qershor 2016•Përditësim: 10 Qershor 2016
HALEP (AA) - Qendra e Mbrojtjes Civile në rajonin Kefr Hamra në veri të Halepit në Siri ka dalë jashtë përdorimit si pasojë e sulmeve të avionëve luftarakë të ushtrisë ruse, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari i mbrojtjes civile, Ahmed Husejin, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se avionët luftarakë të ushtrisë ruse në mesnatën e djeshme kryen dy sulme ndaj Qendrës së Mbrojtjes Civile në rajonin Kefr Hamra në Halep, zonë e cila ndodhet nën kontrollin e opozitarëve.