Mutlu Demirtaştan
23 Mars 2016•Përditësim: 24 Mars 2016
STAMBOLL (AA) - Ndeshja miqësore në futboll e paraparë të luhet mes kombëtareve të Belgjikës dhe Portugalisë, u anulua për shkak të shqetësimeve të sigurisë nga sulmet e kryera terroriste në Bruksel, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Federatës së Futbollit të Belgjikës, u njoftua se është anuluar ndeshja e cila ishte paraparë të zhvillohet në stadiumin "Stade Roi Baudouin" në Bruksel më 29 mars të martën mes Belgjikës dhe Portugalisë për shkak të shqetësimeve në aspektin e sigurisë.
Theksohet se paratë e spektatorëve dhe tifozëve të cilët kanë blerë bileta për ta shikuar ndeshjen, do t'iu kthehen muajin e ardhshëm.
Dy stërvitjet e kombëtares belge e cila ishte tubuar në Belgjikë për ndeshjen nuk ishin zhvilluar shkaku i sulmeve terroriste.