Doga Kirmizioglu
23 Mars 2016•Përditësim: 24 Mars 2016
ANKARA (AA) - Zëvendëskryetari ekzekutiv i UEFA-s, Giancarlo Abete deklaroi se në rast se do të ketë shqetësim për masat e sigurisë kundër terrorit në Kampionatin e Futbollit Europian (EURO 2016) e cila do të zhvillohet në Francë, mund të shqyrtohet opsioni që ndeshjet të luhen pa spektatorë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas sulmeve terroriste në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, kampionati i cili do të organizohet mes datave 10 qershor - 10 korrik në Francë, ndeshjet pa spektatorë ose shtyrja erdhi përsëri në rend dite.
Abete për Radion italiane në lidhje me këtë çështje tha se siguria është problemi më i rëndësishëm në kampionat. "Organizimet e sportit mund të qëndrojnë në plan dytësor në rast se siguria e njerëzve është në fjalë. Në çdo organizim të sportit, prioriteti më i rëndësishëm është prania e një zyrtari i cili do ta ruaj rendin publik", tha ai.
Zëvendëskryetari Abete kujtoi se edhe në dy kampionatet e fundit botërore ka patur shqetësime të ngjashme në lidhje me sigurinë. "Për shkak të ngjarjeve të cilat ndodhën dhe tensioneve sociale, gjatë Kampionatit Botëror në Afrikën e Jugut dhe në Brazil kishte rreziqe të sigurisë. Kjo fatëkeqësisht u bë sikur një situatë të cilën bota e sportit duhet ta përjetojë", thekson ai.
"Në çështje të tilla duhet ta mbajmë kokën lartë dhe të qëndrojmë pas vlerave të cilave u besojmë. Kampionatet marrin vendime siç janë organizim, shtyrje ose anulim në çështjet të cilat përbëjnë rrezik serioz. Duhet ta kemi parasysh profesionalizmin dhe ndjeshmërinë e çështjes", deklaroi Abete duke shtuar se para EURO 2016 problemi i sigurisë është prioriteti i tyre.