Halit Süleyman
02 Shkurt 2016•Përditësim: 03 Shkurt 2016
HALEP (AA) - Si pasojë e sulmeve ajrore të avionëve rusë, në qarkun Anadan të Halepit që është nën kontrollin e opozitarëve, kanë humbur jetën 6 persona, ndërsa 16 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA-së nga zyrtarët e mbrojtjes civile në Anadan, avionët rusë kanë kryer 50 sulme ndaj qarkut Anadan të Halepit.
Zyrtarët të cilët theksuan se nga sulmet kanë humbur jetën 6 civilë, ndërsa 16 të tjerë janë plagosur, treguan se ekipet e mbrojtjes civile me mundësitë të kufizuara janë duke i nxjerrë të vdekurit dhe plagosurit nga rrënojat.
Një ndër aktivistët lokal në Anadan, Muhammed Kurab duke theksuar se 5 avion rusë kanë sulmuar intensivisht vendbanimet e qarkut dhe përreth, theksoi se rusët prej 2 ditësh janë duke sulmuar në pjesët veriore të Halepit të cilët gjenden nën kontrollin e opozitarëve.