Tayfun Salcı
02 Shkurt 2016•Përditësim: 02 Shkurt 2016
LONDËR (AA) - Ministri i jashtëm britanik, Philip Hammond, ka deklaruar se sulmet e Rusisë në Siri në kundërshtim me atë që është pretenduar forcojnë DAESH-in në terren, raporton Anadolu Agency (AA).
Hammond pas një vizite në kampin e refugjatëve Zaatari në Jordani ka folur për shtypin britanik. Ai u shpreh se rusët thonë atë që duan të flasin, por vetëm flasin. Sipas tij rikthimet e nisura nga kampet e refugjatëve drejt Sirisë ndaluan pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Siri.
Duke vënë në dukje se kjo ndërhyrje e Rusisë në Siri ka ndërprerë edhe përpjekjet ndërkombëtare për gjetjen e zgjidhjes ndaj krizës në këtë vend Hammond ka vazhduar më tej fjalën e tij se: "Rusët shprehin se duan të eliminojnë DAESH-in, por nuk bombardojnë DAESH-in. Sulmet e Rusisë në Siri kanë në objektiv vetëm 30 përqind të objektivave të DAESH-it. Ndërhyrja ruse forcon në terren DAESH-in. Pretendimet e tyre në lidhje me atë çka duan të bëjnë është në shërbim të kundërt".