Hakan Ceyhan Aydoğan
07 Prill 2017•Përditësim: 07 Prill 2017
MOSKË (AA) - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pas sulmit të SHBA-ve me raketë në bazën ajrore të regjimit në Siri, ka mbledhur Këshillin Rus të Sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar nga Kremlini, theksohet se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, janë vlerësuar me detaje zhvillimet e fundit në Siri.
Në deklaratë gjithashtu goditja e bazës ajrore të regjimit nga ana e SHBA-ve është cilësuar si "vepër agresiviteti" dhe u pohua se kjo është kundër të drejtës ndërkombëtare.
Më tej në deklaratë u theksua se veprat të këtilla agresive, do të ndikojnë negativisht në luftën ndërkombëtare kundër terrorizmit dhe se zhvillimet e fundit kanë dëmtuar marrëdhëniet Rusi-SHBA.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, morën pjesë kryeministri Dmitriy Medvedev, ministri i Mbrojtjes, Sergey Shoygu dhe zyrtarë të lartë.