Ömer Koparan
03 Shtator 2019•Përditësim: 03 Shtator 2019
Si pasojë e shpërthimit të një bombe të vendosur në një motoçikletë për herë të dytë në rajonin Azez të Halepit në veri të Sirisë u plagosën 5 civilë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një sulm i dytë me bombë brenda ditës ka ndodhur para xhamisë dhe jetimores përballë ndërtesës së ish-Këshillit në qendrën e rajonit Azez në territorin sirian i cili ndodhet përballë qytetit Kilis të Turqisë.
Si pasojë e sulmit janë plagosur 5 civilë dhe janë dëmtuar disa biznese përreth.
Në zonën e shpërthimit janë marrë masat e sigurisë dhe të plagosurit janë dërguar në spitalet në rajon.
Njësitë e sigurisë janë të përqendruar në mundësinë se sulmi mund të jetë organizuar nga organizata terroriste YPG/PKK.
Organizata terroriste YPG/PKK, me elementë të infiltruar nga rajoni Munbixh herë pas here organizon sulme me bomba kundër civilëve në qendrat e vendbanimeve.
Rikujtohet se një bombë e vendosur në një motoçikletë shpërtheu në orët e drekës në qendrën e rajonit Azez ku si pasojë u vra një civil dhe u plagosën 11 të tjerë.