Halit Süleyman
16 Janar 2016•Përditësim: 17 Janar 2016
HALEP (AA) - Në një sulm të avionëve rus në një treg dhe qendër shëndetësore në Halep 7 persona kanë mbetur të vrarë dhe mbi 20 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Sisas informacioneve të marra nga zyrtarë të mbrojtjes civile në këtë rajon thuhet se avionët rus kanë bombarduar një treg në lagjen Sukeri, vend ky që ndodhet nën komandën e opozitarëve. Burimet thonë se si pasojë e këtij sulmi si dhe një tjetër sulmi ndaj një qendre shëndetësore në po të njëjtin qytet 7 persona kanë mbetur të vrarë dhe mbi 20 të tjerë janë plagosur.
Të plagosurit thuhet se janë dërguar në spitalet më të afërta të improvizuara.
Ndërkohë theksohet gjithashtu se si rrjedhojë e sulmit shumë shtëpi, biznese dhe automjete janë dëmtuar. Zyrtarët thonë se grupet e shpëtimit janë duke punuar në vendet e goditura për të nxjerrë nga gërmadhat perosna të cilët mund të jenë poshtë tyre.