Barış Seçkin
16 Janar 2016•Përditësim: 17 Janar 2016
ROMË (AA) – Ekipet e Rojes bregdetare në Itali në tri ditët e fundit në kanalin sicilian në Detin Mesdhe, kanë shpëtuar rreth 700 migrantë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët e ekipeve të Rojeve bregdetare thanë se të hënën 246 migrantë janë shpëtuar me varkat e policisë të drejtorisë Dattilo. Me këtë rast, gjetën një trup të pajetë. Migrantët e shpëtuar dhe trupi i pajtë janë transportuar në portin Catania, në Siqeli.
Nga ana tjetër, u shpëtuan edhe 453 migrantë të cilët dje u transportuan në portin Augusta, në Siqeli.