Sümeyye Dilara Dinçer
14 Korrik 2021•Përditësim: 15 Korrik 2021
Qyteti Hualien në lindje të Tajvanit është lëkundur nga 22 tërmete, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët njoftuan se brenda dy orëve në mëngjes në rajon kanë ndodhur 22 tërmete dhe se në disa ndërtesa lëkundjet shkaktuan dëme.
Tërmeti i parë ka qenë 5.2 ballë dhe 5.9 kilometra në thellësi të tokës ndërsa tërmetet tjera janë regjistruar mes fuqisë 3 deri në 5 ballë.