Handan Kazancı
23 Tetor 2018•Përditësim: 23 Tetor 2018
PEKIN (AA) - Një tërmet me magnitude prej 6 ballësh sipas Rihterit tronditi Tajvanin lindor, konfirmuan autoritetet vendase të martën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra për Mot dhe Sizmologji në Tajvan tha se tërmeti ka pasur epiqendrën në qarkun Hualien, në rreth 31.3 kilometra nën sipërfaqen e tokës.
Akoma nuk ka raportime për dëmet e shkaktuara dhe viktima eventuale.
Tërmeti është ndjerë edhe në rajonet Taipei, Yilan dhe Taichung.