Fuat Kabakçı
25 Nëntor 2016•Përditësim: 25 Nëntor 2016
PEKIN (AA) - Një tërmet prej 5.5 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur pjesën lindore të Tajvanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Byroja shtetërore sizmike e Tajvanit ka konfirmuar se në ora 05:55 sipas kohës lokale ka pasur një tërmet prej 5.5 ballë sipas Rihterit, me epiqendër në krahinën lindore Hualien.
Siç bëhet e ditur tërmeti është regjistruar 70.9 kilometra në lindje të Hualienit.
Mediat tajvaneze nuk kanë raportuar nëse ka të vrarë apo të plagosur nga tërmeti.