Aliia Raimbekova
29 Qershor 2017•Përditësim: 29 Qershor 2017
ASTANA (AA) - Përpara takimit të 5-të me temë Sirinë i cili do të zhvillohet më 4-5 korrik në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, njoftohet se grupi i përbashkët i punës së vendeve garantuese do të zhvillojnë një takim, raporton Anadolu Agency (AA)
Në një deklaratë me shkrim të publikuar nga Ministria e Jashtme e Kazakistanit theksohet se përfaqësuesit e vendeve garantuese, si Turqisë, Rusisë dhe Iranit, do të kryejnë një takim të grupit të përbashkët të punës.
Në deklaratë vihet në dukje se në takimin e 5-të në Astana do të vazhdojnë punimet në lidhje me zbatimin e dispozitave të memorandumit për formimin e zonave jokonfliktuale në Siri.
Ndër të tjera theksohet se palët kanë planifikuar të miratojnë dispozitat e dakordimit për kufijtë dhe hartat në zonat jokonfliktuale, punimet për formimin e rregullores së qendrës së koordinimit me dokumentet që rregullojnë kontrollimin e aktiviteteve të forcave, për vendet garantuese, lirimin e të arrestuarve, dorëzimin e trupave të viktimave, dhe për kërkimin e të humburve.
Gjithashtu në deklaratë theksohet se palët kanë planifikuar të formojnë një deklaratë të përbashkët në çështjen e pastrimit të minave nga vendet historike që janë në listën e Organizatës Arsimore, Shkencore dhe Kulturore të e OKB-së (UNESCO).