Haydar Hadi
29 Qershor 2017•Përditësim: 29 Qershor 2017
MOSUL (AA) - Forcat irakiane morën nën kontroll xhaminë e madhe Al-Nur në Mosul të Irakut të cilën organziata terroriste DEASH e kishte hedhur në erë bashkë me minaren e saj, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjenerali Abdulemir Jarullah, me detyrë në komandën e operacione në Mosul në një deklaratë me shkrim ka thënë se "Një grup i forcave të lidhura me anti-terrorizmin kanë marrë nën kontroll xhaminë e madhe Nur dhe minaren Hadba".
Ndër të tjera Jarullah ka theksuar se forcat vazhdojnë të përparojnë në pjesën perëndimore të qytetit.
Organizata terroriste DEASH më 22 qershor e shkatërroi duke e hedhur në erë xhaminë në fjalë dhe minaren e saj.