Ekip
05 Korrik 2021•Përditësim: 05 Korrik 2021
Terroristët e DEASH- it sot kanë vrarë pesë civilë në një sulm në provincën lindore Diyala të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Terroristët hapën zjarr ndaj civilëve gjatë një prite afër fshatit al-Qal’ah në pjesën veriore të provincës, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur dy të tjerë, sipas një burimi të sigurisë.
Terroristët po ashtu u përpoqën të marrin dy pengje por ata u shpëtuan nga fshatarët të cilët ndoqën sulmuesit, shtoi burimi.
Terroristët e DEASH-it kanë rritur sulmet në rajon gjatë muajve të fundit, veçanërisht pranë provincave Kirkuk, Salahuddin dhe Diyala.
Në vitin 2017, Iraku deklaroi fitoren mbi DEASH-in duke rimarrë të gjitha territoret e fituara nga terroristët që nga vera e 2014.
Megjithatë, grupi terrorist ka akoma celula të heshtura në Irak dhe vazhdon të kryejë sulme sporadike ndaj civilëve, forcave të sigurisë, infrastrukturës dhe caqeve të tjera.