Ali H. M.Abo Rezeg
16 Prill 2019•Përditësim: 16 Prill 2019
Gjatë shpërthimit të një bombe 17 ushtarë irakianë janë plagosur në qytetin perëndimor të Falluxhës, raporton Anadolu Agency (AA).
Pajisja shpërtheu kur forcat ushtarake ishin duke pastruar minat në Naimiyah, në jug të Falluxhës, tha për AA kapiteni Ahmed al-Dulaimi.
Ai tha se disa nga ushtarët e plagosur janë në gjendje të rëndë.
Megjithëse asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësi, autoritetet irakiane shpesh fajësojnë grupin terrorist DEASH për sulme të tilla.