Ali Murat Alhas
22 Nëntor 2019•Përditësim: 22 Nëntor 2019
Pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH kanë vrarë dy zyrtarë policorë në provincën Kirkuk të Irakut në një sulm të armatosur, thonë burime të sigurisë për Anadolu Agency (AA).
Burimet thonë se incidenti ndodhi në një pikë të kontrollit në fshatin Rasheed.
Sulmuesit kanë arritur që të largohen dhe shpëtojnë ndërsa një polic tjetër mbeti i plagosur.
Në mes të vitit 2014, grupi terrorist DEASH pushtoi afërsisht një të tretën e Irakut, përfshirë qytetin verior të Mosulit.
Deri në fund të vitit 2017 ushtria irakiane me ndihmën e një koalicioni ushtarak të udhëhequr nga SHBA-të, arriti të rikthejë gati të gjithë territorin e humbur nga grupi terrorist.
Edhe pse zyrtarët në Bagdad thonë se prania e DEASH-it në vend është zhdukur në masë të madhe, grupi terrorist ka vazhduar të organizojë sulme sporadike në provincat Nineveh, Kirkuk, Diyala, Saladin dhe Anbar.