Emin Avundukluoğlu
14 Mars 2017•Përditësim: 14 Mars 2017
ANKARA (AA) – Organizata terroriste PKK, që prej vitit 1980 e këtej, ka pasur një përfitim vjetor nga shitja e drogës në vlerë prej 500 milionë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një raport të Ministrisë së Brendshme të Turqisë, thuhet se tregtia me drogë, sidomos kultivimi i kanabisit në lindje dhe juglindje të Turqisë, paraqet burimin kryesor të financimit të organizatës terroriste.
Në 37 vitet e kaluara, shteti ka arrestuar 1.376 “terroristë të dyshuar për tregti me lëndët narkotike”, thuhet në raport në të cilin nënvizohet më të tej se gjatë operacioneve, janë sekuestruar dhjetëra tonelata të narkotikëve, nga të cilat 62.654 tonelata kanabis, 5.452 tonelata heroinë dhe 4.314 tonelata morfinë.
Në operacionet e lartpërmendura policia ka arritur të sekuestrojë edhe 71.200 kilogramë opium, 952 kilogramë kokainë dhe mbi 870.000 tabletë amfitaminë.
Turqia, Bashkimi Evropian dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës e kanë vendosur PKK-në në listën e organizatave terroriste. Si e tillë, ajo për më shumë se 30 vjet kryen një fushatë terrori kundër Turqisë, gjatë së cilës kanë humbur jetën mbi 40.000 njerëz.