Sibel Vezaj
16 Qershor 2016•Përditësim: 17 Qershor 2016
PRISHTINË (AA)- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot u takua me Papa Françeskun, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim zyrtar nga Presidenca e Kosovës, thuhet se Thaçi, në një audiencë private është pritur nga Papa Françesku, në Vatikan, ku presidenti i Kosovës u shpreh se po ky vend përfaqëson vlerat për të cilat është duke u angazhuar Kosova, si pajtimi, paqja, bashkëpunimi dhe toleranca.
“Presidenti Thaçi, Atin e Shenjtë e ka njohur edhe për konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të Kosovës si shtet, që ka arritur të tejkalojë faqen e hidhur të historisë së saj dhe është i kthyer nga një e ardhme në paqe, në stabilitet, në prosperitet për qytetarët e saj dhe për tërë rajonin”, thuhet në njoftim.
Duke vënë në dukje se Kosova është shembull në rajon dhe më gjerë për tolerancën dhe bashkëjetesën mes popujve të përkatësive të ndryshme fetare dhe etnike, Thaçi shprehu dëshirën që Vatikani të njohë shtetin e Kosovës sa më parë.