Seyit Aydoğan
09 Dhjetor 2015•Përditësim: 09 Dhjetor 2015
TORONTO (AA) - Një nga qytetet më të mëdha të Kanadasë, Toronto i cili më parë kishte njoftuar se do të pranonte 25 mijë refugjatë sirianë theksohet se tashmë është i gatshëm të presë ato, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Bashkisë së Torontos John Tory në një deklaratë tha se përparësitë ndaj refugjatëve sirianë janë shtëpi, shërbimet shëndetësore dhe mundësi punësimi.
Tory duke vënë në dukje se në kuadër të planit të qeverisë federale autokolona e refugjatëve sirianë do të fillojë të vijë në Toronto breda kësaj jave, u shpreh: "Ne jemi gati për të pritur refugjatët sirianë. Për këtë të gjithë kanë kryer një punë intensive. E di që populli i Torontos është i lumtur për ndihmën ndaj refugjatëve, ku ka prej tyre që në shtëpitë e tyre kanë varur flamujtë "mirë se ardhët". Ky entuziazëm dhe interes vazhdon pa u pakësuar".