Mahmut Atanur,Adem Şalvarcıoğlu
15 Mars 2017•Përditësim: 16 Mars 2017
XHAKARTA (AA) - Trafiku i ngjeshur në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta, bëhet rrugë për sigurimin e jetesës për shumë persona, shkruan Anadolu Agency (AA).
Xhakarta, me popullsi prej 27 milionë banorësh, njihet si një nga qytetet me trafikun më të ngjeshur në botë. Pamjaftueshmëria e infrastrukturës në qytet shkakton thuajse ndaljen e trafikut gjatë orëve të punës.
Megjithatë, në qytet ka prej tyre që problemin e trafikut e shndërrojnë në mundësi. Disa prej tyre, sado që kjo të jetë e jashtëligjshme, në komunikacion u ndihmojnë atyre që duan të bëjnë kthesën gjysëm hark.
Në pjesët e komunikacionit ku kthesa gjysëm hark është thuajse e pamundur të realizohet, këta persona vrapojnë për të dalë në ndihmë, teksa me bakshishin që marrin për këtë shërbim ata sigurojnë jetesën.
Personat që ofrojnë ndihmë për të bërë kthesën gjysëm hark fitojnë para të majme veçanërisht gjatë orëve të shkuarjes dhe kthimit nga puna, kur trafiku bëhet më i ngjeshur.