Selen Temizer,Mohamad Misto,Halit Süleyman
25 Prill 2016•Përditësim: 26 Prill 2016
ANKARA/HALEP (AA) - Pavarësisht përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtarë, regjimi i Asadit i cili "de fakto" i ka dhënë fund armëpushimit në Siri në ditët e fundit është përqendruar në vendet e tregjeve. Që nga java e kaluar e deri tani në sulmet ndaj vendeve të tregjeve në Halep, Idlib dhe Damask kanë humbur jetën 121 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga ekipet e mbrojtjes civile që nga java e kaluar e deri tani në sulmet e ndërmarra nga regjimi i Asadit ndaj vendeve të tregjeve në Halep, Idlib dhe Damask kanë humbur jetën 121 civilë.
Në lagjen Sahur të Halepit kanë humbur jetën 10 civilë, në lagjen Bustan el Kasr 8, në lagjen Salihijn 5, në lagjen Agjur 4, në lagjen Tarik el- Bab 12 civilë. Ndërsa në sulmet e ndërmarra në vendet e tregjeve në Damask në rajonet Guta Lindore 4 dhe në rajonin Duma kanë humbur jetën 13 civilë.
Që nga hyrja në fuqi me 27 shkurt të armëpushimit të pjesshëm dhe të përkohshëm e deri tani dita më e përgjakur ka qenë 19 prilli ku në rajonin Maarret en-Numan të Idlibit humbën jetën 47 civilë dhe në rajonin Kafr Nubul humbën jetën 6 civilë.
- "Përjetimet janë një gjenocid"-
Regjimi ka vazhduar sulmet ajrore përgjatë gjithë javës vetëm në vendet e tregjeve ku ka prani të civilëve. Forcat e regjimit duke mbajtur nën presion psikologjik dhe fizik opozitarët dhe duke kërkuar për të thyer mbështetjen që civilët i japin opozitarëve ato kanë sulmuar vendet e tregjeve në Halep dhe Damask.
Nënkoloneli dhe eksperti ushtarak i strategjisë, Ahmed Rahal i cili është larguar nga ushtria e Sirisë në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se regjimi duke qëlluar vendet e tregjeve kërkon të detyrojë migrimin e civilëve që jetojnë në zonat nën kontrollin e opozitarëve. Duke mbrojtur idenë se regjimi po përpiqet të tregojë se nuk ka mbetur mundësi për zgjidhje politike Rahal tha se "Përjetimet janë një gjenocid".
Marrëveshja e armëpushimit të pjesshëm dhe të përkohshëm e cila ka hyrë në fuqi në kuadër të vendimi me nr 2254 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së, që nga dita e parë e deri tani po shkelet nga forcat e regjimit. Javën e kaluar teksa në Gjenevë vazhdonin bisedimet indirekte me ndërmjetësimin e OKB-ve mes delegacionit të regjimit dhe Komisionit të Lartë Negociator të përbërë nga opozitarët, sulmi i regjimi në vendit e tregut në Idlib i dha fund de fakto armëpushimit.
Komisioni i Lartë Negociator duke theksuar se armëpushimi ishte përfunduar de fakto, ka shtyrë njëanshëm pjesëmarrjen në bisedimet të cilat vazhdonin në Gjenevë të Zvicrës.
Ndërsa Përfaqësuesi Special i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, në një deklaratë të bërë më 22 prill kishte pohuar se "armëpushimi është nën kërcënim nëse nuk kalohet menjëherë në veprim, mund të rivendoset sërisht në udhën e duhur, por duhet të kalohet menjëherë në veprim emergjent".