Hakan Çopur
26 Janar 2017•Përditësim: 26 Janar 2017
WASHINGTON (AA) - Presidenti amerikan Donald Trump tha se është një gabim i madh pranimi i miliona refugjatëve në vendet e Evropës ndërsa theksoi se do të krijojnë zona të sigurta në Siri, raporton Anadou Agency (AA).
Presidenti i 45-të i SHBA-ve Donald Trump pas ardhjes së tij në detyrë në krye të Shtëpisë së Bardhë pas betimit të bërë diën e premte intervistën e parë e ka dhënë për David Muir në kanalin televiziv ABC.
Në intervistën e zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë vuri theksin se do të ishte më e drejtë që miliona refugjatët e luftës së brendshme 6 vjeçare në Siri në vend të shteteve evropiane të qëndronin në "zonat e sigurta që do të krijoheshin brenda vendit".
"Sigurisht që për popullin në Siri do të krijojmë zona të sigurta. Për mendimin tim Evropa ka bërë një gabim të madh që ka lejuar pranimin e miliona njerëzve në Gjermani dhe në vendet e tjera. Tashmë ajo që ndodh atje është një katastrofë e plotë", tha Trump.
Pasi ka theksuar se edhe më parë disa herë është tentuar të krijohen zona të sigurta për popullin e Sirisë, Trump ka vënë në dukje se këto ditë pritet që të nënshkruajë një dekret presidencial ku paraqitet edhe ky propozim.