Murat Ünlü,Ekip
26 Janar 2017•Përditësim: 27 Janar 2017
PARIS (AA) - Zyrtarët evropianë kanë dënuar vendimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu i cili miratoi ndërtimin e 2.500 banesave në vendbanimet hebreje që ndodhen në territorin e okupuar të Bregut Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i shtetit përgjegjës për Lindjen e Mesme në Ministrinë e Jashtme të Britanisë Tobias Ellwood, në lidhje me çështjen në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka deklaruar se e dënojnë vendimin e qeverisë së Izraelit për të ndërtuar 2.500 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor.
"Qeveria britanike ka qenë prej kohësh në mbrojtje të mendimit se vendbanimet e ndërtuara në territoret palestineze nën okupim janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe përbëjnë pengesë për zgjidhjen me dy shtete. Ne e dënojmë këtë. Britania rikujton sërish mbështetjen për një marrëveshje të paqes të negociuar e cila hap dyert për një Izrael larg terrorit dhe një shtet sovran palestinez ku mund të jetohet", tha në fjalën e tij Ellwood.

Franca
Zëdhënësi i qeverisë franceze Stephane Le Foll, në një vlerësim për gazetarin e AA-së tha se ndaj vendimit kanë reaguar edhe Kombet e Bashkuara dhe se se qëndrimi i Fancës është i qartë në këtë çështje.
Pasi ka rikujtuar se Franca para një jave ka zhvilluar edhe një konferencë ndërkombëtare për të mbështetur arritjen e një zgjidhjeje të çështjes me dy shtete, Le Foll thotë se zgjidhja duhet të ndërtohet mbi sigurinë e Izraelit dhe krijimin e shtetit të Palestinës.
"Në këtë çështje Franca vepron në përputhje me vendimet e OKB-së. Nuk e mbështesim vendimin për ndërtimin e njësive të vendbanimeve të reja. Mbështesim që të gjendet një zgjidhje ndaj problemit që të jetë e bazuar mbi dialogun dhe negociatat", tha Le Foll.
Zvicra
Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Ministria e Jashtme e Zvicrës thuhet se "Shprehim keqardhje që qeveria e Izraelit ka marrë vendimin më 24 janar 2017 për planin e ndërtimit të 2.500 vendbanimeve të reja në territorin e okupuar palestinez".
Në deklaratë vihet theksi se qeveria e Izraelit ka marrë këtë vendim pas dhënies së lejes për ndërtimin e 566 venbanimeve të reja në Jerusalemin Lindor bëhet paralajmërimi se "vendbaimet izraelite në territoret palestineze duke përfshirë edhe Jerusalemin Lindor janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar dhe shkelin të drejtat civile, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore të popullit palestinez".
Ndër të tjera në deklaratë tërhiqet vëmendja se kjo vazhdueshmëri e Izraelit për vendbanimet është një pengesë e madhe për paqen dhe një kërcënim serioz për zgjidhjen me dy shtete thuhet se "Zvicra i bën thirrje qeverisë izraelite që të anulojë vendimin dhe të ndalojë ndërtimin e vendbanimeve".