Emel Öz Gözellik
08 Gusht 2017•Përditësim: 08 Gusht 2017
ANKARA (AA) - Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, organizoi vetëm një konferencë shtypi prej kohës kur mori zyrtarisht detyrën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në lajmin e CNN-it, theksohet se Trump brenda 200 ditëve që nga 20 janari kur erdhi në detyrë, vetëm një herë më 16 shkurt ka organizuar një konferencë për mediat, me të cilën ka thyer një rekord.
Sipas kësaj Trump, u bë presidenti që ka organizuar më së paku konferencë shtypi në SHBA në 200 ditët e para të detyrës që nga viti 1953.
Nga presidentët e mëparshëm, Barack Obama, në të njëjtën periudhë 9 herë, Lyndon Johnson 19 herë, ndërsa George H. W. Bush organizoi 18 konferenca shtypi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Nga ana tjetër Trump që nga dita e para e detyrës së tij si president ka ndërruar një shef të stafit në Shtëpinë e Bardhë, një ndihmës të shefit të stafit, 3 drejtorë të komunikimit dhe një zëdhënës për shtyp.
Në presidencën 7 mujore të Trumpit njësia që më shumë pësoi ndryshime është Drejtoria e Komunikimit.