Mustafa Keleş
28 Nëntor 2016•Përditësim: 29 Nëntor 2016
NEW YORK (AA) - Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se mund të anulojë marrëveshjet e arritura mes Kubës dhe qeverisë Obama, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar në llogarinë e tij në Twitter, Trump është shprehur se "Në qoftë se Kuba nuk është e gatshme për të bërë një marrëveshje më të mirë për popullin kubanez, popullin kubanezo- amerikan dhe SHBA-në në tërësi, unë do të anuloj marrëveshjen."
Qeveria Obama i dha fund mosmarrëveshjeve afërsisht 50-vjeçare mes Kubës dhe SHBA-ve dhe ka realizuar një sërë marrëveshjesh kryesisht për marrëdhëniet diplomatike.
Obama është presidenti i parë i SHBA-ve që realizoi një vizitë në Kubë pas 88 vitesh.
Trump edhe pas vdekjes së ish-presidentit Fidel Castro duke e cilësuar liderin revolucionar të Kubës si një "diktator mizor", kishte theksuar se pas marrjes së detyrës së tij do të tregojë përpjekje që populli kubanez të fitojë lirinë.