Emel Öz Gözellik
16 Dhjetor 2016•Përditësim: 16 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) – Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se vendi i tij do të krijojë “zona të sigurisë” në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në shtypin amerikan, Trump gjatë një fjalimi në Harshey në shtetin e Pensilvanisë është shprehur se ngjarjet në Siri janë shumë pikëlluese.
“Janë shumë pikëlluese. Do të ndihmojmë njerëzit atje. Në Siri do të krijojmë zona të sigurisë. Do të ndihmojmë krijimin e zonave të sigurisë atje”, ka thënë Trump.
Ai tha se shpenzimet për projektin do t’i kërkojë nga shtetet e Gjirit.