Michael Hernandez
25 Qershor 2019•Përditësim: 26 Qershor 2019
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Iranin kundër "sulmeve ndaj objektivave të SHBA-së", duke thënë se nëse Teherani zgjedh ta bëjë këtë, do të përballet me një përgjigje të frikshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Çdo sulm i Iranit ndaj ndjonjë gjëje amerikane do të përballet me forcë të madhe dhe shtypëse", ka shkruar Trump në rrjetin social.
"Në disa zona, shtypëse do të thotë zhdukje", ka shtuar Trump.
Kërcënimi i presidentit amerikan vjen pasi Irani javën e kaluar rrëzoi një dron të SHBA-së.
Teherani thotë se avioni ka shkelur hapësirën ajrore kur ishte në shënjestër me një raketë tokë-ajër, pohim ky që Washington e ka kundërshtuar duke thënë se droni ngeli mbi ujërat ndërkombëtare në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë ujore strategjike kritike për tregun global të energjisë.
SHBA të hënën vendosi sanksione ndaj udhëheqësit suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei, zyrtarëve të tij dhe zyrtarve të tjerë të lartë ushtarakë, pasi Trump zgjodhi të mos kryejë një sulm ndaj objektivave iraniane pasi tha se 150 persona do të humbnin jetën.
Presidenti iranian Hassan Rouhani sot dënoi sanksionet e SHBA-së, duke thënë se kjo masë reflekton "dëshpërimin" e administratës së presidentit Trump.
Tensionet midis SHBA-së dhe Iranit janë rritur që nga viti i kaluar, kur Washingtoni u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 midis Teheranit dhe pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfshirë edhe Gjermaninë dhe BE-në.
Që atëherë, SHBA ka filluar një fushatë diplomatike dhe ekonomike për të rritur presionin ndaj Iranit, për ta detyruar atë të rinegociojë marrëveshjen.
Si pjesë e fushatës së saj, SHBA ka rivendosur sanksione mbi eksportet e naftës iraniane të papërpunuar, duka shkaktuar rënie në ekonominë e Iranit.