Ekip
09 Korrik 2017•Përditësim: 10 Korrik 2017
WASHINGTON (AA) – Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se “ka ardhur koha për bashkëpunim konstruktiv me Rusinë”, një deklaratë kjo e dhënë pas takimit të së premtes me presidentin rus, Vladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).
Trump shkroi në Twitter se në margjinat e samitit G-20 në Hamburg, ka ushtruar presion mbi Putinin lidhur me pretendimet për ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA, për të shtuar se Putin ka mohuar kategorikisht pohimet e tilla të shërbimeve të inteligjencës amerikane.
Megjithatë, Trump nuk ka thënë nëse u beson fjalëve të Putinit, duke theksuar se ai ka shprehur mendimin e tij lidhur me këtë çështje.
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, u tha gazetarëve në Gjermani se Trump ka pranuar garancinë e Putinit se vendi i tij nuk ka ndërhyrë me zgjedhjet presidenciale në SHBA
Trump më herët kishte deklaruar se beson që Rusia sipas të gjitha gjasave ka qenë e infiltruar në zgjedhje, por se të njëjtën ndërhyrje e kanë bërë edhe shtete të tjera.
Presidenti i SHBA-ve zbuloi se gjatë takimit me Putinin është folur edhe për sanksionet ndaj Rusisë dhe se asgjë në këtë drejtim nuk do të ndryshojë derisa të zgjidhen çështjet e Ukrainës dhe Sirisë.