Ömer Koparan
19 Korrik 2018•Përditësim: 19 Korrik 2018
AFRIN (AA) – Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) vazhdojnë punimet për forcimin e sigurisë në qytezat dhe qendrën e Afrinit në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Punimet e tranzicionit që nisën në orët e hershme po kryhen nga malet Rajo në perëndim të Afrinit, e deri në malet Sherran në juglindje.
Ushtarët e TSK-së dhe ULS-së në këto punime të vështira të cilat i kryejnë krah për krah me qëllim të njohjes së njëri tjetrit po vendosin kordele të bardha.
TSK dhe ULS realizojnë punime të kërkimit në shpella, strehimore dhe vendbanime ku mund të fshihen terroristët.
Operacioni, në të cilin ULS po merr pjesë me 500 ushtarë, po realizohet me armë të rënda dhe automjete të blinduara.
Në një deklaratë për AA, njëri nga komandantët e ULS-së, Yusuf Hatip tha: “Zhvilluam punimet e kërkimit që u kryen duke filluar nga malet Rajo deri në malet Sherran”.
Duke bërë të ditur se në punimet e kërkimit janë konfiskuar armë të gjata të organizatës terroriste, Hatip tha se gjatë këtyre punimeve kanë gjetur vendbanime dhe ushqime themelore për jetesë.
TSK dhe ULS në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit" më 18 mars e pastruan rajonin e Afrinit nga terroristët.