Enes Canlı
10 Shkurt 2018•Përditësim: 11 Shkurt 2018
TUNIS (AA) – Presidenti i Tunizisë, Mohamed Beji Caid Essebsi, ka vendosur për edhe një muaj të vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme në këtë vend, të vendosur në nëntor të vitit 2015, për shkak të sulmeve terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Kabineti i presidentit tunizian bëhet e ditur se ky vendim është marrë pas konsultimeve të presidentit Essebsi, kryeministrit Yusufa Sahida dhe kryesuesit të Parlamentit Muhammed Nasir.
Gjendja e jashtëzakonshme për herë të fundit është zgjatur për tre muaj në nëntor të vitit të kaluar.
Njëri nga sulmet u krye në Muzeun e njohur Bardo, ku humbën jetën 22 persona. Sulmi tjetër ndodhi në plazhin e hotelit kur u vranë 38 persona, ndërsa sulmi i tretë në qendër të Tunizisë, kur gjatë sulmit mbi autobusin e sigurisë së presidentit të vendit humbën jetën 12 persona.