Ekip
11 Maj 2016•Përditësim: 11 Maj 2016
TUNIZI (AA) - Zyrtarët tunizianë kanë deklaruar se forcat elite të policisë gjatë operacioneve në afërsi të kryeqytetit të vendit kanë vrarë dy "terroristë të rrezikshëm të armatosur" dhe arrestuan 16 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Ministrisë së Brendshme theksohet se janë sekuestruar sasi të mëdha armësh gjatë operacionit, që u realizua të mërkurën në Menih, një vendbanim dhjetë kilometra nga Tunizia. Ministria e përshkroi operacionin si kompleks, por nuk kanë dhënë detaje të tjera.