Halil Demir
20 Prill 2018•Përditësim: 21 Prill 2018
STAMBOLL (AA) – Së paku 17 persona janë arrestuar në aksionin e policisë turke në Stamboll, ndërsa bëhet fjalë për shtetas të huaj që dyshohen se ndërlidhen me organizatën terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipe të policisë nga Departamenti për luftë kundër terrorizmit filluan aksion për arrestimin e personave për të cilët dyshohet se ndërlidhen me DEASH-in, dhe se planifikon sulm në Turqi.
Gjatë bastisjes të kryer njëkohësisht në gjashtë adresa të ndryshme, janë arrestuar së paku 17 shtetas të huaj.
Policia gjatë bastisjes konfiskoi edhe sasi të konsiderueshme të dokumenteve dhe materialit digjital.