Aşkın Kıyağan
20 Prill 2018•Përditësim: 20 Prill 2018
VJENË (AA) - Pesëdhjetë e katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti hekurudhor në qytetin Salzburg të Austrisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Televizioni shtetëror austriak ka njoftuar se dy trena që vinin nga Zvicra dhe Venecia janë përplasur pranë stacionit të trenit Salzburg.
Drejtuesja e trenit që vinte nga Zvicrra, Susanne Fried, tha se "Nuk kemi të lënduar me rrezik jete", duke vënë në dukje se njerëzit janë lënduar si pasojë e bagazheve që janë rrëzuar nga përplasja e trenave.
Ndërkohë, duke cituar zyrtarë të kryqit të kuq, në lajmin e televizionit shtetëror bëhet e ditur se në aksident janë lënduar 54 persona, disa prej të cilëve janë dërguar në spitalet në afërsi.
Ende nuk janë dhënë informacione në lidhje me shkakun e aksidentit, por njoftohet se ekspertët janë duke e hetuar rastin.