Tuncay Kayaoğlu
27 Prill 2016•Përditësim: 27 Prill 2016
STAMBOLL (AA) – Një shtetas i Indisë i dënuar për krime në Britani të Madhe ka arritur ti ikë policisë britanike nga aeroporti i Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).
Një zyrtar policor turk në kushte anonimiteti deklaroi se policët britanikë kishin qenë duke e ekskortuar të dënuarin në Indi, për çka avioni ka ateruar transit në aeroportin e Stambollit.
Siç ka thënë burimi i lartpërmendur, gjatë pritjes në aeroport i dënuari ka kërkuar të ndezë një cigare për çka policët britanikë e kishin dërguar në një vend të hapur të rrethuar me gardh.