Stipe Mayiç
14 Shtator 2016•Përditësim: 15 Shtator 2016
ZAGREB (AA) - Në Sheshin e Luleve në Zagreb u ekspozuan modelet e para të Harley-Davidson. Bëhet fjalë për motoçikletat e para të serisë Harley Davidson, premiera e së cilës është paralajmëruar për 18 shtator në Discovery Channel, raporton Anadolu Agency (AA).
Fjala është për serialin filmik të bazuar në ngjarje të vërtetë, e cila na kthen në fillim të shekullit 20, duke ndjekur Bill Harley-in dhe vëllezërit Davidson ndërsa kompletojnë motoçikletat e para dhe themelojnë kompaninë legjendare Harley-Davidson.
Në Sheshin e Luleve janë ekspozuar modelet: Harley-Davidson prototip nga viti 1903, HD V-Twin Racer nga viti 1909, dy HD Bobber dhe një motoçikletë indiane nga viti 1906, e cila aso kohe ishte konkurrenti më i madh i Harley-Davidson.