Muhammed Boztepe
04 Qershor 2020•Përditësim: 04 Qershor 2020
Një avion ushtarak me ndihma mjekësore u nis nga Ankaraja drejt Nigerit, një nga vendet e prekura nga koronavirusi i ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Turqia vazhdon ndihmat e saj me produkte mjekësore për vendet e prekura nga pandemia e COVID-19.
Me qëllim luftën kundër COVID-19, Turqia me udhëzim të presidentit Recep Tayyip Erdoğan i dërgoi Nigerit maska, veshje mbrojtëse dhe syze.
Produket e përgatitura nga Ministria e Shëndetësisë pasi u ngarkuan në avionin gjigand A 400M të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) në aeroportin ushtarak Etimesgut në Ankara u nisën drejt Nigerit.
Mbi kutitë e ndihmës së dërguar krahas stemës së Presidencës, ndodhen edhe mbishkrime në gjuhën turke dhe franceze me fjalë nga poeti mistik dhe dijetari Mevlana, i njohur edhe si Rumi: "Pas dëshpërimit ka shumë shpresë. Pas errësirës ka shumë diell".